Champions League Futboll Sport

U “shpartallua” në Champions/ Ylli i Kuq i Beogradit mohon akuzat për trukim

Klubi serb i Yllit të Kuq të Beogradit ka reaguar përmes një komunikate për mediat, për të mohuar dhe hedhur poshtë akuzat e ngritura për trukim të rezultatit të ndeshjes së humbur në transfertë ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin e thellë 6-1, e vlefshme për takimin e dytë të fazës së grupeve në UEFA Champions League. Komunikata e klubit është publikuar nga e përditshmja “Novosti”, me qëllim mohimin përmes një qëndrimi zyrtar dhe unanim të klubit.

“Ylli i Kuq i Beogradit, që ndjehet i mërzitur dhe keqkuptuar, mohon dhe hedh poshtë gjtihçka të shkruar nga media franceze ‘’L’Equipe, në lidhje me rezultatin e ndeshjes kundër Paris Saint-Germain dhe përfshirjen e ndonjë anëtari të klubit në veprime të parregullta. Ylli i Kuq insiston që UEFA dhe autoritetet investigative në Serbi dhe Francë të hetojnë dyshimet dhe në përfundim të publikojnë të vërtetën. Teknologjitë aktuale dhe mekanizma të tjerë të ndryshëm kanë bërë shumë progres, duke bërë që të jetë gati e pamundur që çdo shkelje eventuale të mbetet e pazbuluar. Ylli i Kuq pretendon të vërtetën mbi këtë çështje, duke shpresuar që të realizohet sa më parë, në mënyrë që të shuhet çdo hije dyshimi mbi klubin dhe anëtarët e tij të”, citon komunikata.

Related posts

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Delo.autor

FOTO/ Ja pse Bayern Munchen është klub i dashur për shqiptarët, e veçantë kjo që ka bërë sot

Q.Autor

Skedina ditës/ Parashikimet e 4 ndeshjeve që mund t’ju bëjnë fitues

Q.Autor

Leave a Comment