Futboll Sport

NËNTA E MALLKUAR E PARTIZANIT/ Ish-sulmuesi Dosti: Faji është i lojtarëve, e kanë mendjen te lekët

Në numrin e djeshëm, “Panorama Sport” paraqiti një vëzhgim rreth mallkimit të numrit nëntë te Partizani në 6 sezonet e fundit në Superiore. Por, ky vëzhgim ka bërë që të reagojë një nga bomberat e Partizanit, Edmond Dosti, i cili me numrin nëntë mbi shpinë ka korrur një sukses të trefishtë në sezonin 1992-1933.

 

Në atë edicion, Dosti u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 21 gola, dhe falë kontributit të tij të kuqtë dolën kampion dhe fituan Kupën e Shqipërisë. Ai titull i fituar në atë kohë ka mbetur i fundit për Partizanin. Sipas Dostit, këtë edicion janë shanset më reale që të thyhet pritja e gjatë, por duhen riparuar disa gjëra.

NUMRI NËNTË- Sa i përket mallkimit që po i përndjek fanella me numrin nëntë, Dosti është i mendimit se lojtarëve nuk ua ka fajin ajo shifër, por përkushtimi i tyre. “Fanella me numrin nëntë te Partizani ka domethënie të madhe, jo se e kam mbajtur dhe jam mundur ta nderoj, por në përgjithësi me atë numër janë profilizuar golashënuesit më të mirë të “demave”.  Ne kishim sedër dhe nuk krahasohemi me lojtarët e sotëm, që mendjen e kanë te paratë dhe jo te fanella që mbajnë veshur.”

Related posts

TENIS/ Surpriza në turneun Masters në Madrid, gjermani Zverev eliminon Rafael Nadal

Delo.autor

ZGJEDH PASUESIN E TIJ TEK MANCHESTER CITY/ Sulmuesi Aguero: Ai meriton fanellën me numrin 10

Delo.autor

Harry Kane me paterica, Anglia në ankth për dëmtimin e sulmuesit

Q.Autor

Leave a Comment