Futboll Sport

TENSIONET IZRAEL-PALESTINË/ Mesfushori Ozil poston imazhin me mesazhin e fortë në rrjetet sociale (FOTO)

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës kanë bërë që pjesë e tij të bëhën dhe shumë futbolliste me reagimet e tyre kundër luftës që po zhvillohet aktualisht.

Një ndër ta ishte dhe mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, i cili në një postim në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh të fortë ndaj luftës në Palestinë.

Në postimin e mesfushorit shfaqet një fëmijë i veshur me fanellën e kombëtares së Gjermanisë me emrin e Ozil dhe i nxjerr kartonin e kuq një ushtari, duke i përcjellë mesazhin “Stop luftës!”.

Postimi i Ozil ka marrë pëlqime dhe mbështetje të madhe nga të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE PËR HERË TË SHTATË/ Hamilton: Ky do të jetë momenti kur do të tërhiqem nga Formula 1

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus mendon goditjen e bujshme, Roma mund t’i prishë planet

Delo.autor

FENOMENAL/ MESSI kap LEGJENDËN E REALIT me magjinë e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment