Futboll Shqipëri Sport

“EPOKA E RE”/ Ardian MEMA “provën” e parë e ka sot brenda familjes (VIDEO)

Ardian Mema ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Tiranës, vetëm pak orë pasi u largua Ze Maria. Ish-zëvendës trajneri i Flamurtarit e ka nisur me një mbledhje me ekipin, ku mësohet të ketë biseduar me lojtarët duke u thënë se do e ngrejnë Tiranën. Më pas, Ardian Mema, ka vijuar me stërvitjen në fushën e “Skender Halilit”, duke zhvilluar një stërvitje ndryshe nga ish-trajneri Ze Maria.

Tekniku bardheblu ka ndalur shpeshmazi stërvitjen duke u dhënë këshilla taktike lojtarëve. I vetmi nga stafi i mëparshëm i trajnerit Ze Maria, që ka mbetur te Tirana, ishte Emanuel Egbo, trajneri i portierëve.

Ndërkohë sot Ardian Mema do të ketë dhe “provën” e parë në një ndeshje me Tiranën. Pikërisht me të rinjtë U-19 të Akademisë bardheblu. Kjo sfidë do të zhvillohet në kompleksin stërvitor të Tiranës, aty ku Mema pritet të krijojë një ide më të qartë rreth futbollsitëve që ka në dispozicion.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe trajneri Ardian Mema, kanë zhvilluar një takim për të përfunduar detajet e kontratës. Për Memën kjo është hera e parë që drejton një ekip të Superligës si trajner i parë, pasi më herët ka provuar të jetë zëvendës trajner në disa klube.

Related posts

LIVE/ MESSI në stol, KANE dhe ICARDI duan kualifikimin. Sfidë “zjarri” edhe në Liverpool

Isa.Autor

BARCELONA-SOCIEDAD/ Mbrojtësi “zhbllokon” me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PAS PORTIERIT SHKËLZEN RUCI/ Mbrojtësi konfirmon largimin nga Luftëtari

Delo.autor

Leave a Comment