Të martën në mbrëmje, Inter luan aktin e parë në transfertën portugeze, ndërsa Inzaghi është i detyruar të bëjë disa zgjedhje duke parë mungesat dhe formën jo të mirë të disa lojtarëve.

Intri

Calhanoglu dhe Milan Skriniar janë dy mungesat e mëdha. Me shumë mundësi, vendin e Calhanoglu pritet ta marrë Brozovic, pavarësisht se kroati nuk është në formën e tij ideale, ndërsa sipas La Gazzetta dello Sport është shumë e vështirë që trajneri t’i besojë Asllanit, këtë e ka vërtetuar në më shumë se një herë gjatë këtij sezoni.

 

 

Pjesa tjetër e mesfushës do të formohet nga Barella dhe Mkhitaryan. Në krahë, rikthehet në formacion Dimarco në vend të Gosens. Në stol pritet të ulet Romelu Lukaku, belgu vijon të gabojë në mënyrë të pabesueshme, ndërsa dyshja e sulmit do të formohet nga Lukaku dhe Dzeko.