Futboll Premier League Sport

PORTIERI MË I MIRË NË BOTË/ Bëhet “FLUTUR” me 4 pritje të njëpasnjëshme (VIDEO)

Portieri dhe kapiteni i Kombëtares së Francës, Hugo Lloris, ka bërë katër pritje të njëpasnjëshme gjatë pjesës së parë të ndeshjes mes Francës dhe Islandës. Dy ditë më parë në stadiumin “Stade du Roudourou”, Kombëtarja e Francës e zhvilloi një ndeshje miqësore me Kombëtares e Islandës, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Deri në minutën e 86-të, Islanda ishte duke e fituar ndeshjen me epërsi prej dy golave, përmes golave të shënuar nga Birkir Bjanarsonit dhe Kari Arnasonit. Por këto dy gola nuk rezultuan të mjaftueshme për ta mposhtur kampionen e botës.

Në minutën e 86-të, Holmar Orn Eyjolfsson e shnëoi një autogol duke e filluar kështu kthimin e Francës. Të kaltrit u motivuan nga kjo gol dhe në minutën e 90-të, prej pikës së penalltisë, Kylian Mbappe e shënoi golin e barazimit.

Related posts

Mbrojtësi i Realit mori karton me dashje, UEFA nuk e fal për ndeshjen ndaj PSG-së (VIDEO)

Q.Autor

U TRANSFERUA ME BUJË/ Jasir Asani largohet zyrtarisht nga suedezët e AIK-ut

Delo.autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” dyfishojnë shifrat, shënon Aguero

Delo.autor

Leave a Comment