Futboll Seria A Sport

RRËFEHET MALDINI/ Ja si shkon MILANI në Champions, derbi me INTERIN duhet…

Jetë e re për Paolo Maldinin, pas kthimit në Milano si menaxher i kuqezinjve. Ish-kapiteni legjendë i këtij klubi kthehet edhe prapa në kohë, duke kujtuar disa nga fazat më të rëndësishme të së kaluarës së tij. Me rastin e “Festival dello Sport”, Maldini ndërhyri drejtpërdrejt nga teatri i Trentos. Maldini shpjegoi krahasimin që i bëhet me Gallianin për punën e tij menaxheriale: “Unë nuk ndikohem nga idetë e tij, por kjo është në rregull. Galliani dhe unë kemi bashkëjetuar, duke fituar së bashku, për 25 vite te Milani”.

Ish-administratori i kuqezinjve ka filluar një aventurë të re me Berluskonin, në krye të Monzës: “Milan-Monza në Seria A? Ka pak për të qeshur në këtë mes, por kthimi i tyre në futboll më ka befasuar. Eshtë një gjë e bukur. Unë lutem edhe për rikthimin e tyre në Seria A. Berluskoni është presidenti im, një vizionar”.

Maldini nuk mund të humbasë një koment edhe për trajnerin Gattuso: “Ka një ndjenjë të madhe të përkatësisë kuqezi dhe kjo është ajo, që unë dhe Leonardo duam të përcjellim te Milani. Imazhi i tij po ndryshon, më parë e shihnim si një luftëtar në arenë, tani po merret me përgatitjen tekniko-taktike të skuadrës. Ai ka të gjithë besimin tonë, sepse di të dëgjojë”.

Maldini zgjedh edhe lojtarin më të madh në futboll, sipas tij: “Lionel Messi, pa qenë thuajse asgjë larg nga Ronaldo. Messi është esenca e futbollit, për 15 vitet e fundit ka qenë numri një në botë. Edhe Maradona ishte i pabesueshëm, pastaj Ronaldo i Interit dhe, le të kemi një italian: Francesco Totti”.

Ish-kapiteni kuqezi tregon edhe historinë e kontaktit të parë me Leonardon për rikthimin e shumëpritur te Milani: “Leonardo më tha se Milani e donte atë. Për 10 ditë kemi biseduar dhe kemi rënë dakord menjëherë. Ai dhe unë ndajmë të gjitha gjërat e aspektit sportiv. Nuk është vetëm merkatoja, pasi duhet të japim edhe ndjenjën e përkatësisë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk mjafton vetëm të marrim pjesë në garë, por të fitojmë.

Një klub si Milani duhet të jetë konkurrues në Itali dhe në Europë. Leonardo dhe unë kemi kontrata 3-vjeçare. Të flasim për Champions pas këtyre 5 sezoneve është e vështirë, por ne jemi të bindur se mund ta përmbushim këtë objektiv. Ideja është që të mbetemi të bashkuar me katër të parët e Seria A”.

Blerja e Lucas Paqueta tani duket një mision i kryer. Maldini e konfirmon: “Merkatoja është e mbyllur deri më 3 janar. Paqueta është një lojtar i ri dhe i talentuar. Ende nuk është i gatshëm të mbajë peshën e Milanit, por mund t’i bëjë tifozët tanë të ëndërrojnë”. Largësia nga Interi, para derbit? Maldini shprehet shkurt në këtë pikë: “Ndoshta largësia ekziston tani, shpresojmë që nuk do të jetë kështu në fund të sezonit”.

Në “Europa League”, Milani dëshiron të arrijë deri në fund. Dhe ish-kapiteni kuqezi nuk e fsheh këtë synim: “Tani, skuadrat italiane e respektojnë këtë kompeticion, plus që Milani kurrë nuk e ka fituar atë. Duke triumfuar në “Europa League”, fitojmë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Patjetër, do të japim maksimum në këtë garë”.

Related posts

E BUJSHME/ Alexis Sanchez zbulohet… aktor. Sulmuesi i Inter debuton në filmin…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ MANAJ: Nuk e di nëse do të vazhdoj kështu, rastësi që…

Isa.Autor

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Delo.autor

Leave a Comment