Futboll Premier League Sport

HARMONIA TEK BRAZILI/ Neymar: Edhe 5 gola të kisha shënuar NUK do isha gëzuar…

Kapiteni i Brazilit Neymar tha se ishte shumë i lumtur që sulmuesi Gabriel Jesus, i kritikuar së fundmi për paraqitjet e tij, më në fund ka shënuar. Jesus i dha fund thatësirës ndërkombëtare teksa Brazili mposhti 2-0 Arabinë Saudite në miqësoren e së premtes në Riyadh.

“Jam shumë i lumtur që asistova golin e Gabriel Jesus. “Mendoj se është kritikuar në mënyrë të padrejtë, për gjithë atë punë që ka bërë për ne. “Për mendimin tim ka qenë një padrejtësi e madhe. Edhe po të kisha shënuar pesë gola nuk do të isha gëzuar kaq shumë sa për golin e tij.”

Jesus, i cili bëri paraqitjen e parë pas Botërorit, zhbllokoi rezultatin me golin e 11-të me Brazilin dy minuta përpara pjesës së parë. Alex Sandro shënoi golin e dytë në minutën e 96-të.

Related posts

“Boys Samba”, Brazilin e pushton alegria para Botërorit (video)

Sadik.Autor

NGA SARRI TEK PAUL POGBA/ Ja surprizat e merkatos së verës tek Juventus

Delo.autor

AKUZAT/ Lazer në sytë e Schmeichel, UEFA nis procedim disiplinor kundër Anglisë

F.autor

Leave a Comment