Futboll Ligue 1

PSG pret Dijon, kërkon fitoren e 11 radhazi në shtëpi

Paris Saint-Germain do të kthehet në fushë mbrëmjen e së mërkurës për javën e 21-të të Ligue 1. “Les Parisinnes”, pas fitores 1-0 të marrë në javën e fundit kundër Nantes, e kanë thelluar me 11 pikë diferencën me Monaco dhe Lyon, me të dy këto skuadra që kanë barazuar ndeshjet respektive të fundjavës së kaluar në kampionat dhe që janë në kuotën e 42 pikëve në renditje.

Skuadra e Emery duket e pathyeshme, akoma më shumë në shtëpi, ku vazhdojnë të jenë të pamposhtur dhe ku kanë ecurinë më të mirë nga të gjitha skuadrat e kampionatit francez. Neymar pritet të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi në brinjë, por alternativat që ka Emery në stol do të bëjnë që mungesa e brazilianit të mos ndihet. PSG ka fituar të dhjetë ndeshjet e Ligue 1 që ka luajtur në shtëpi në këtë sezon, që do të thotë se Dijon do ta ketë shumë të vështirë të largohet me pikë nga “Parc des Princes”.

Megjithatë, miqtë do të paraqiten në këtë ndeshje pa patur asgjë për të humbur dhe qëllimi i tyre kryesor do të jetë që të mos humbasin me një diferencë të madhe golash. Dijon mban vendin e 9-të në klasifikim dhe ka marrë vetëm 1 fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në transfertë dhe ka humbur katër përballjet e fundit të Ligue 1 që ka luajtur larg shtëpisë. Për më tepër, PSG ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Dijon dhe ka shënuar 8 gola në 3 përballjet e fundit kundër tyre.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme çfarë po humb vazhdimisht Moreno, portieri i Zvicrës si “Spiderman” (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ SHAKTAR PËR CHAMPIONS/ De Vrij: Grupi mbetet i hapur, ndeshjet e ardhshme janë… deçizive

Delo.autor

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Skënderbeu, KAS lë në fuqi vendimin

Sadik.Autor

Leave a Comment