Futboll Premier League

Chelsea-Norwich, “Blutë” nuk fitojnë prej katër ndeshjesh

 Antonio Conte shpreson ta shikojë skuadrën e tij të kthehet te fitorja në takimin që do të luhet të mërkurën në “Stamford Bridge” kundër Norwich, i vlefshëm për 1/32-at e Kupës së Anglisë. “Blutë”, në fakt, kanë marrë katër barazime në katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi, Hazard me shokë nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë kualifikimin, duke parë se ata do të përballen me një ekip që është përmirësuar ndjeshëm në mbrojtje. “Kanarinat” mund të kenë probleme në gjetjen e vazhdimësisë në Championship, por ata kanë pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta mes këtyre dy skuadrave, Norwich ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vështirë për Chyelsea, me Chelsea që kryeson me vetëm pesë fitore më shumë në 38 ndeshje. Londinezët kanë fituar pesë dhe kanë barazuar dy nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Norwich-it.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Ja çfarë thotë RASHICA pasi shënoi GOLIN E VITET në Gjermani

Isa.Autor

ESPANYOL – REAL MADRID/ Solari kërkon ringjalljen e skuadrës në La Liga (FORMACIONET ZYRTARE/

Delo.autor

Ish trajneri i Realit: Zidane po konsideron largimin e CR7, por mendon si mund t’i thotë atij?

Q.Autor

Leave a Comment