Futboll Premier League

Van Gaal: Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Louis van Gaal ka pranuar se hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Belgjikës në mënyrë që të mund të vazhdojë të marrë kompensim financiar për shkarkimin nga Manchester United. Në një intervistë me gazetën holandeze “Volkskrant”, 66-vjeçari tha se ishte i motivuar nga “hakmarrja” në vendimin e tij për ta ulur këtë rol.

Pas shkarkimit të tij në korrik 2016, Van Gaal do të kishte hequr dorë nga kompensimi i tij nga Manchester United, duke marrë një tjetër ofertë pune.

“Do të ishte me të vërtetë mirë, nëse do të bëhesha trajner i kombëtares së Belgjikës, por isha aq i zemëruar dhe hakmarrës, saqë e lashë këtë punë, – tha Van Gaal. – Ishte budallallëk, me të vërtetë, sepse vlera sportive duhet të vijë gjithmonë në vendin e parë, kjo duhet të kishte qenë gjëja më e rëndësishme. Unë kështu i shikoj gjërat, nuk kishte të bënte me paratë. Veprovba kështu për instinktin tim. Unë kam qenë një trajner me të vërtetë i suksesshëm, kështu që nuk dua ta përplas botën me futbollin”.

Van Gaal, i cili u shkarkua si trajner i Manchester United vetëm disa javë pasi fitoi “FA Cup”, gjithashtu, kritikoi klubin nga “Old Trafford” për mënyrën se si e trajtoi largimin e tij. “Mënyra se si Manchester United më trajtoi ishte e tmerrshme. Ato kanë qenë sjellje të ulëta, shumë të ulëta”, – tha ai.

Ish-trajneri i Barcelonës fajësoi gjithashtu ish-lojtarët e Manchester United për kritikimin e stilit të tij të drejtimit. Në maj 2016, Paul Scholes sugjeroi se holandezi “nuk ishte i interesuar për të shënuar gola”, pasi vendosi të binte Marcus Rashford në një lojë të rëndësishme të Premier League.

“Lojtarët e mëparshëm të Manchester Unitedit filluan të distancoheshin, duke thënë se po u jepja tifozëve futboll të mërzitshëm, – shtoi Van Gaal. – Kjo më goditi, sepse u drejtua dhe u organizua kundër meje, qëllimisht. Pas një kohe fillova të mendoj se po humbas autoritetin tim në këtë mënyrë, ndaj lojtarëve, kështu që më duhej të bëja lëshime në qasjen time”.

Related posts

Napoli shumë afër marrëveshjes me yllin gjerman

Q.Autor

Totti: Merkato e çmendur, unë sot do të vleja 200 milionë euro

Q.Autor

SUPER CUP/ Chelsea–Manchester City, ja rezultati befasues (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment