Futboll Premier League Sport

Guardiola i shtang të gjithë: Sasuolo, një ekip model. Unë trajner në Itali? Pse jo…

Në një të dielë pa kampionat, kënaqësia më e madhe për trajnerin e Sasuolos, Roberto De Zerbin, vjen nga Festivali i Sportit Trento, ku Pep Guardiola, i ftuar bashkë me Arrigo Sakin dhe Karlo Ançelotin për një debat mbi bukurinë e sportit, ka marrë lavdërime nga gjeniu spanjoll i trajningut.

SASUOLO – “Kur shoh Sasuolon tek luan, më krijohet ideja e një futbolli proaktiv. Është një shembull për ekipet e vogla, që nuk luajnë për tu mbrojtur.”

BARCELONA – “Nuk kam shpikur gjithçka aty. E them këtë dhe jam modest, thjesht isha me fat që kisha kaq shumë lotjarë që ishin rritur në akademinë e klubit, dhe kishin luajtur bashkë që kur ishin fare të vegjël. Ishte një kombinim yjesh dhe kjo nuk ndodh shumë shpesh.”

TIKI TAKA – “Ky është një koncept që në fakt nuk më pëlqen shumë, kjo fjalë duket më shumë si tallëse, por më pëlqen që i është përshtatur kësaj loje. Nëse flasim për atë skuadër fantastike të Barcelonës edhe për 20 vite, do të thotë që diçka e mirë është bërë.

MESI – “Një kafshë kompetitive, shumë i egër. Është një futbollist që të ndihmon gjithmonë, e urren të humbasë, nëse skuadra e shoqëron dhe është në nivelin e tij, ai bën gjithmonë diferencën.”

TRAJNER NË ITALI? – “Pse jo. Vite më parë, më thanë se nuk do kisha mundësi kurrë të trajnoja në Gjermani, por ja ku jemi sot. Unë shkova në Bundesligë, dhe u përgjigja, pse jo. Italia mbetet një opsion.

Related posts

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

KAMPION I MADH/ Cristiano Ronaldo fiton një tjetër çmim personal

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, menjëherë gol i krutanëve. Marku ndëshkon me kokë

Delo.autor

Leave a Comment