Futboll Premier League Sport

“OKTAPODI” FRANCEZ/ “Ka ndalur MESSIN, por është mashtrues”, Kante: Nuk është e…(VIDEO)

Ngolo Kante ka qenë një nga personazhet më të veçantë të Kupës së Botës. Në jetën e përditshme ai njihet si një njeri i turpshëm, por në fushë është i jashtëzakonshëm. Shokët e tij të skuadrës te Franca i kanë dedikuar një këngë.

Tingëllon më këndshëm në gjuhën franceze, por megjithatë një frazë e këngës thotë se ai është mashtrues, për shkak se Benxhami Mendi, që ka modifikuar dhe tekstin, thotë se mesfushori i ka bërë me hile në një lojë letrash. Megjithatë ka qenë Kante ai që i hedh poshtë këto “akuza”. “Jam i rrethuar nga njerëz që ndjejnë simpati dhe më komplimentojnë, kjo më bën të ndihem mirë. E gjitha mund të jetë për shkak të personalitetit që kam. E vlerësoj shumë këtë dashuri. Mendi e ka ndryshuar tekstin, por unë nuk jam mashtrues. Ja kemi kaluar mirë.”, përfundoi Kante.

Është i vogël, është i mirë ,
Ka ndalur Leo Mesin,
Por të gjithë e dimë që është mashtrues
Ngolo Kante

Related posts

“KTHESËN E NISIM NDAJ PARTIZANIT”/ Kapiteni Radas analizon Ujqërit e Dëborës”: Duhen blerje për titullin

Delo.autor

REALI I LË TARGËN BARCELONËS/ +10 Ançeloti: Pashë ekipin më të bukur

Delo.autor

Fulham rikthehet në Premier League pas katër vitesh

Sadik.Autor

Leave a Comment