Futboll Premier League Sport

Wenger zbulon sekretet: Kam refuzuar dy, ose tri herë Real Madridin dhe Anglinë

Arsene Wenger ka zbuluar se ka hedhur poshtë dy oferta të Real Madridit, si dhe ka refuzuar dy, ose tri herë drejtimin e Anglisë, gjatë mbretërimit të tij 22-vjeçar tek Arsenali. Trajneri i njohur francez është duke u përgatitur për një sfidë të re, pasi ka rënë dakord për përfundimin e hershëm të një kontrate dyvjeçare në stadiumin “Emirates”, të nënshkruar verën e vitit 2017.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë më pas, me 68-vjeçarin që synon të mbetet në futboll, por përjashton një rol në një klub tjetër anglez, pas qëndrimit të gjatë në veri të Londrës. Ai mund të kishte shkuar në “kullota” të reja shumë kohë më parë, nëse do t’i kishte marrë parasysh ofertat e shumta.

Wenger i tregoi “beIN Sports” për lidhjet me gjigantët e La Liga-s, Real Madridin, i cili e ndoqi atë për vite me radhë: “Real Madridi? E kam refuzuar dy, ose tri herë. Është një nga ekipet që e kam dashur kur isha fëmijë. Unë thjesht mendova se ishte një periudhë shumë e ndjeshme për Arsenalin.

Ju gjithmonë jeni të tunduar të shkoni në stolin e Real Madridit, ndërsa mua më ofruan mundësinë për të marrë kontrollin e të gjithë klubit. Në fund të ditës u thashë “jo” një herë, dy herë. Kam refuzuar kaq shumë klube, sa ju nuk mund ta besoni. Në fund të ditës, isha i lumtur që mbeta unë”.

Me synimin për të transformuar kombëtaren angleze, me qasjen e tij ndaj menaxhimit, Wenger u kërkua, gjithashtu, nga federata Angleze e Futbollit gjatë kohës së tij në stolin e Arsenalit. Megjithatë, francezi pati të njëjtin reagim, si ndaj Real Madridit, sa herë tentuan ta joshnin. Wenger tregoi përpjekjet e Anglisë për ta emëruar atë, derisa dera i ishte lënë e hapur për një rol të ardhshëm me “Tre Luanët”:

“E refuzova dy, ose tri herë Anglinë. Por, në atë kohë, angazhimi i përditshëm për mua ishte i rëndësishëm. Unë e kam thënë shumë herë se duhet të jetë një djalë anglez, që merr drejtimin e ekipit kombëtar të Anglisë. Është një vend i madh futbolli, që ka mjaftueshëm trajnerë të kualitetit të lartë, ndaj mendova se ndoshta nuk ishte e drejtë për mua, ta bëja këtë”.

Related posts

MILAN PËRGATIT AFRIMIN E RADHËS NGA REALI/ Futbollisti jep miratimin për kalimin tek “Kuqezinjtë” në janar (EMRI)

Delo.autor

BOBO VIERI I EKZALTUAR/ Costanza më bën me vajzë, jam i lumtur

Isa.Autor

JUVENTUS-UDINESE/ Skuadra e Pirlos kërkon të rikthehet tek fitorja në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment