Futboll Sport

“S’më mposhtnin as plumbat”, deklarata e fortë pas ndeshjes Izrael-Shqipëri

Izraeli mundi Shqipërinë me rezultatin 2-0 dje në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Reaultati nuk tregon aspak atë që u pa në fushën e lojës. Kuqezinjtë patën shumë raste për të shënuar, por që të ndikuar edhe nga fati, nuk arritën ta dërojnë topin në rrjetë.

Një rol shumë vendimtar për vendasit e kishte edhe portieri i Izraeilt, Ariel Harush, i cili ka bërë një ndeshje shumë të mirë, duke pritur dy gjuajte ndaj Bikim Balës, por edhe ndaj Xhakës në fraksionin e parë.

Në një prononcim për mediat pas takimit, “gardiani” është shprehur se nuk e mposhtnin as plumbat në atë formë që ishte. “Kjo ishte ndeshja më e mirë e karrierës time. Ndjeva se ndaj Shqipërisë as plumbat nuk do të më mposhtnin”, ka thënë ndër të tjera Harush.

Related posts

KORET RACISTE NGA TIFOZËT E LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Ja vendimi drastik që merr Tiemoue Bakayoko

Delo.autor

Sot mund të vendoset Europa, Partizani dhe Skënderbeu në ankth

Sadik.Autor

1 MILIARDË EURO SHPËRBLIME/ FIFA pasuron ekipet në Botërorin e Klubeve, Evropa merr pjesën më të madhe

F.autor

Leave a Comment