Futboll Kombëtarja Sport

LAJM I MIRË/ Pas një muaji larg fushave, Sokol CIKALLESHI kthehet me GOL (VIDEO)

Një muaj larg fushave të lojës për shkak dëmtimi. Ndeshja e fundit e luajtur ka qenë në Superligën turke më 15 shtatorin e kaluar, kur u aktivizua nga stoli në fitoren 2-0 të Goztepes në kampionat ndaj Kaiserisporit.

Prej atij momenti pushim i detyruar dhe shumë punë për rehabilitimin. Tashmë, kur kemi arritur në mesin e muajit tetor, Cikalleshi u rikuperua plotësisht dhe zbriti në fushë, në miqësoren ku Goztepe barazoi 1-1 përballë Altinordu. Në ndeshjen testuese, të zhvilluar duke përfituar nga pushimi për pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare, 28-vjeçari la shenjën e tij.

Sulmuesi shënoi në minutën e 71-të të takimit, duke fituar duelin me një mbrojtës kundërshtar, dribloi edhe portierin dhe më pas e dërgoi topin me qetësi drejt rrjetës. Gol i rëndësishëm për të treguar se është plotësisht i gatshëm, por edhe që të bindë stafin teknik për të patur më tepër hapësira në dispozicion.

Lojtari kuqezi kishte edhe një mesazh pas rikthimit në fushë me gol. Në profilin e tij në Instagram, Sokol Cikalleshi shkruante: “I lumtur për rikthimin në fushë pas dëmtimit, po ashtu edhe për golin e sotëm në miqësore”.

Related posts

Cavani: Nuk e dija që po thyeja rekordin e sulmuesit suedez

Sadik.Autor

Shkëlqeu me Partizanin/ Esat Mala ftohet nga Shqipëria U21

Sadik.Autor

ZYRTARE/ E kërkonte Lacio e Sarrit, ish-sulmuesi i Interit firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment