Futboll Sport

SKANDALOZE/ Khabib: INCIDENTI i Conor me autobusin i PËRGATITUR nga UFC, unë doja ta…

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, nuk gjen paqe dhe i ftuar në një emision televiziv në Moskë ka ngritur të tjera akuza ndaj UFC-së. Rusi i është rikthyer eventit UFC-223, zhvilluar në prill në Nju Jork, event ku ai fitoi titullin kampion, por që mbahet mend për sulmin që Conor McGregor kreu ndaj autobusit ku ishin sportistët. “Unë mendoj se ai sulm ishte i sajuar që më parë dhe se e përfshirë në këtë çështje është edhe UFC-ja”, tha Nurmagomedov.

“Unë gjithnjë lëviz me ekipin tim, por atë ditë më detyruan që të lëvizja i vetëm dhe me luftëtarët e tjerë të atij eventi. Unë isha vetëm me një mikun tim dhe menaxherin. Si është e mundur që Conor arriti të shkojë deri tek autobusi me një grup prej 20 personash? Si e dinte Conor që ne do të lëviznim me autobus pikërisht në ato momente? Unë doja të zbrisja dhe të dueloja në parking me Conor, por nuk më lanë, ka dëshmitarë për këtë”, u shpreh më tej Khabib Nurmagomedov, duke akuzuar UFC-në si të njëanshme.

Related posts

DITA E FUNDIT E MERKATOS/ NJIHUNI me transferimet në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1

Isa.Autor

CASSANO NUK HEQ DORË/ Dëshiron të kthehet në fushë: Unë mund të bëj diferencën…

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË EKIPE/ Liverpool dhe Manchester United duan sulmuesin e ri, klubi anglez kryqëzon gishtat

Delo.autor

Leave a Comment