Futboll La Liga Sport

ËSHTË NJË LEGJENDË E REAL MADRID/ Sergio Ramos: Ja çfarë më tha portieri Handanovic…

Ka shpirt sulmuesi, por është një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit. Quhet Serxho Ramos dhe mbrëmjen e djeshme iu bashkua grupit të 19 futbollistëve që kanë shënuar 100 gola me fanellën e Realit të Madridit.

Spanjolli gjeti rrjetën në minutën e 37-të të ndeshjes kundër Interit duke u futur në një listë, e cila udhëhiqet nga Kristiano Ronaldo me 450 gola. Nga këta 19 lojtarë të Realit që kanë arritur 100 ose më shumë gola, 15 janë sulmues, 2 mesfushorë: Pirri dhe Miçel, një si Hierro që luajti si në mesfushë dhe në mbrojtje dhe Serxho Ramos. Goli i tij i 100-të me fanellën madrilene erdhi 15 vite pasi nisi këtë rrugëtimin e golave.

Ndodhi në fushën e Olimpiakosit në 6 dhjetorin e vitit 2005. Një krosim i Raul Bravos gjeti kokën e një djaloshi që kishte ardhur për 30 milionë euro. Kjo shifër në atë kohë dukej një çmenduri, por sot mund të konsiderohet si një nga shpenzimet më të mira që ka bërë Reali i Madridit në 118 vite histori. Pesë ditë më vonë në “La Rosaleda” me pasimin e Zidanit ai hapi siparin e golave në La Liga. Në atë sezon, Ramos e mbylli me 6 gola, 4 në La Liga, një në Champions dhe një në Kupë. Ishte e pamundur të imagjinoje se do të arrinte 100 gola.

Në këto 15 vite ka shkëlqyer me fanellën numër 4 mbi shpinë duke e futur në listën e legjendave dhe të futbollistëve më të mirë të Madridit. Për ta ndërtuar këtë histori, Serxho ka kontribuar me koleksion golash, të shënuara me çdo mënyrë. Kurrë nuk ka dështuar në një sezon për të gjetur golin. Në vitet 2015- 2016 ishte pika më e ulët e golave të tij (3), ndërsa 13 golat e vitit të kaluar ishin pika më e lartë. Kapiteni i Realit thotë se golat dhe rekordet personale kalojnë në plan të dytë, por fitorja ndaj një ekipi të fortë si Interi është e vlefshme.

INTERI – “Handanoviç po më thoshte që na kishin studiuar dhe e dinin lojën që do të bënim. Ishte një ndeshje shumë e vështir ë, sepse ata janë skuadër e fortë dhe me një filozofi loje të qar të. E bënë dhe përfituan nga ajo lojë. Por në fund morëm një r ezultat të r ëndësishëm”.

MOTIVIM – “Tri pikët janë të vlefshme sepse na karikojnë, na shtojnë besimin dhe na bëjnë që të shkojmë për 3 pikë edhe në sfidën e ardhshme. Kur fiton ke besim, ndërsa gjithmonë kur nuk merr rezultate të mira shtohen dyshimet rreth skuadrës”.

SI FINALE – “E dinim që ishte një ndeshje për jetë a vdekje. Kur një ndeshje që po e fiton të barazohet, sigurisht që të bëhet e vështirë. Ne gjithmonë kemi luajtur keq në pjesët e para në Champions dhe donim ta nisnim mirë”.

100 GOLA – “Nuk është keq të shënosh 100 gola me Realin, por rekordet janë dytësore. Nëse shërbejnë për fitoren e skuadrës, sigurisht që vlejnë. Shpresoj që të shënoj akoma më shumë”.

GOLAT E PËSUAR – “Nuk besoj se do të peshojnë sepse futbolli çdo ditë është më shumë i balancuar dhe është e vështirë të mbrohesh kur ke përballë skuadra të forta dhe me talent në aspektin teknik. Do të punojmë për t’u rikthyer sërish të fortë”.

Related posts

KUKËSI MBAN CUNGUN/ E konfirmon Gjici: Duhet kohë për të gjetur…

Delo.autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Daja kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACONET ZYRTARE)

Delo.autor

DEKLARATA “BOMBË”/ Ronaldo: Perez FAJTOR për largimin tim, nuk kisha më…

Isa.Autor

Leave a Comment