Futboll Shqipëri Sport

TË PA FAT/ Nga goditjet ne portë te pasimet e shumta, kur statistikat nuk përligjin rezultatin

Të gjithë e dimë se futbolli nuk është matematikë dhe jo gjithnjë në fund të ndeshjes fiton ai që bënë më mirë gjatë lojës, edhe pse është çështje standardi. Në fakt, mirë bën ai që shënon, por nëse i hedhim një sy ndeshjes apo statistikave, kupton se Shqipëria ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. E vërteta është që kishte kohë që kuqezinjtë nuk prodhonin lojë e raste.

Të bësh 498 pasime, 429 prej tyre të sakta në një ndeshje nuk është pak, aq më tepër në transfertë. Nga 19 rastet e krijuara, 7 tentativa ishin në kuadrat, por “gardiani” vendas u paraqit si asnjëherë tjetër duke i mohuar gola Shqipërisë në disa raste. Edhe në mbajtjen e topit, skuadra e Panuçit ishte dominuese duke mbajtur topin në 64% të ndeshjes.

Gjithsesi, në fund vendin golat dhe kundërshtari shënoi dy herë. Vërtetë kishim harruar lojën e bukur dhe dominuese, por kurrsesi nuk do donim të riktheheshim tek “humbjet dinjitoze”, pasi janë më të dhimbshme. Është çështje standardi, humbja mbetet humbje, pavarësisht lojës.

 

 

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER SI “ZIKALTËRIT”/ Shikoni bukuroshen seksi që bën tifo për Interin (FOTO)

Delo.autor

ELIMINOI INTERIN NGA CHAMPIONS/ Olayinka triumfon në Çeki dhe feston me puro! Digjet Praga (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

Josep Bartomeu: Ousmane Dembele nuk largohet, është investim gjigant i yni!

Sadik.Autor

Leave a Comment