Futboll Sport

MBAPE PLAN PËR T’U LARGUAR DREJT REALIT/ Mund t’i humbasë PSG-së 185 milionë euro

“Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar ose nuk duket se e kanë kuptuar, veçanërisht në Spanjë, Mbape do të qëndrojë këtë vit te PSG, siç gazeta e ka njoftuar më 1 korrik”. Kjo është mënyra sesi “Le Parisien” u drejtohej lexuesve të saj në numrin e djeshëm në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të PSG-së në “Parc des Princes”.

“Mbape e ka mendjen në Paris. Për momentin lojtari nuk do të rinovojë. Kushtet e tij nuk janë plotësuar”, këmbëngul gazeta e madhe franceze. Por, ajo që ka ndodhur këto ditë dhe që është raportuar gjerësisht edhe në numrin e djeshëm të spanjolles “Marca”, është se futbollisti i ka zbutur tensionet me klubin e tij dhe këtë e ka treguar me postimet e fundit në rrjetet sociale. Megjithatë, PSG nuk do të dorëzohet për të humbur me parametër zero një prej sulmuesve më të fortë në botë, për të cilin pagoi 185 milionë euro.

“Është e qartë se PSG-ja do të rikthehet gjatë muajve të ardhshëm me tentativat për ta bindur sulmuesin që të rinovojë. Ata duhet të gjejnë argumente solide për ta bindur lojtarin”, vijon më tej “Le Parisien”. Prezenca e Poçetinos në stol është një aleat i rëndësishëm në favor të klubit për të bindur lojtarin. Por, ata janë të ndërgjegjshëm se kjo nuk do të mjaftojë, duke qenë se në “Parc des Princes” kanë kaluar katër trajnerë në 5 vitet e fundit. Në Madrid duhet të presin ende…

Related posts

TRIUMFOJNË NË DEBUTIMIN SEZONAL/ Super Kulusevki dhe Ronaldo, Juventus i Pirlos e nis me spektakël

Delo.autor

RRUGA DREJT TIRANËS/ Konference League “zjarr” ditën e sotme, zbuloni 14 duelet emocionuese

Delo.autor

OFERTA NGA ANGLIA DHE FRANCA/ Lojtari i Milanit drejt largimit nga “Kuqezinjtë” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment