Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Nuk po rinovon në Angli, PSG monitoron portierin e njohur spanjoll

Numri një i Manchester United mund të largohet nga “Old Trafford”. PSG-ja po e mban një sy nga situata e kontratës së David De Gea me “Djajtë e Kuq”, sipas “Daily Mail”. Ylli spanjoll nuk po nxiton të nënshkruajë një marrëveshje të re me Manchester Unitedin, ndërsa pret të shohë se si shkon situata e pasigurtë e trajnerit Jose Mourinho.

Portieri kërkon garanci për një skuadër që ka objektiva madhorë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, jo të vazhdojë të “zvarritet” si vitet e fundit, pas largimit të Alex Ferguson.

De Gea është njëri nga 11 lojtarët e klubit, që do të duhet t’i rishohin kontratat e tyre, sepse u skadojnë në fund të sezonit, por Manchester United ka një mundësi (klauzolë) për të rinovuar me spanjollin edhe për 12 muaj të tjerë.

Related posts

PREKËSE/ Edinson CAVANI bën realitet ëndrrën e tifozit me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Isa.Autor

Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Laporta i pakënaqur me Koeman, në stolin e Barcelonës mund të ulet një legjendë

Delo.autor

Leave a Comment