Futboll Seria A Sport

SHKRUAN HISTORINË NË SERIE A/ Quagliarella kalon CR7 dhe barazon rekordin 25-vjeçar

Fabio Quagliarella ka shkruar emrin e tij në historinë e Serisë A.

Sulmuesi 35-vjeçar ka zhbllokuar me penallti takimin që po zhvillohet në “Ferraris” mes Sampdoria-s dhe Udinese-s. Kjo ka qenë ndeshja e 11 radhazi me gol në kampionatin italian për Quagliarella-n, i cili ka barazuar rekordin e vendosur nga Gabriel Omar Batistuta në nëntorin e 1994-ës.

Gjithashtu, ky realizim e ka ndihmuar sulmuesin veteran të marrë përkohësisht kreun e renditjes së golashënuesve të Serisë A me 15 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili do të kërkojë të kundërpërgjigjet në ndeshjen që Juventus do të luajë nesër kundër Lazio-s.

Related posts

E PABESUESHME NË ANGLI/ Green-Southend realizon një EURO GOL nga 40 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS ME SYTË NGA UEFA/ Dënimi në Europë prish planet e bardhezinjve

F.autor

Benzema apo Suarez/ Barcelona-Real Madrid: Ja formacioni më i mirë i kombinuar

Isa.Autor

Leave a Comment