Futboll Seria A Sport

MILANI MBETET “THATË”/ RABIOT bën lëmsh ekipet, vendos përfundimisht për të ardhmen

Tema më e diskutuar e muajve të fundit, është e ardhmja e mesfushorit të PSG-së Adrien Rabiot i cili refuzon të rinovojë me parisienët duke bërë që shumë skuadra të nisin të mendojnë seriozisht për shërbimet e tij.

Barcelona, Juventus, Milan e shumë të tjera, mund të mbeten duarthatë nga PSG-ja, duke qenë se e ardhmja Rabiot duket se mbetet kampionati francez. Sipas prestigjiozes franceze, “L’equipe”, mesfushori ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me PSG-në.

Mungesa e Rabiot në ndeshjet e Francës, ka bërë që drejtuesit e PSG-së të kenë më shumë mundësi të jenë pranë tij dhe të mundohen që ta bindin për të rinovuar. Mesa duket, lënia jashtë nga Deshamp, ka qenë një asist për PSG-në që ka arritur ta bindë për të qëndruar në “Park des Prince”. Vlera e tij në treg, arrin deri në 60 milionë euro dhe nëse do të largohej me parametra zero, do të ishte një goditje e rëndë për parisienët.

Related posts

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për yllin…

Delo.autor

Bregu i Fildishtë jep alarmin, është zhdukur Toure!

Sadik.Autor

Leave a Comment