Futboll Ligue 1 Seria A

E fundit/ PSG heq dorë nga Donnarumma, Raiola del ‘bllof’ me presionin ndaj Milanit

Paris Saint-Germaini është pranë që të heqë dorë nga Gianluigi Donnarumma dhe ta kërkojë një portier tjetër.

18-vjeçari është kërkuar nga klubi francez gjatë verës, mirëpo asokohe e rinovoi kontratën me Milanin.

Akoma vazhdojnë tensionet ndërmjet agjentit të portierit, Mino Raiola dhe Rossonerëve, pasi klubi italian është i vendosur që ta mbajë Donnarumman.

Mirëpo, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e PSG-së janë lodhur nga loja që po luajnë homologët e tyre te Milani.

Në këtë mënyrë, presidenti i Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë direktiva drejtorit sportiv, Antero Henrique, që t’i shqyrtojë opsionet tjera.

Alisson i Romës dhe Jan Oblak i Atletico Madridit, janë shënjestrat kryesore të klubit francez.

Portieri i Atleticos ka një klauzolë në vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Roma duhet t’i vë çmim portierit të vet, pasi ai nuk ka një klauzolë.

Related posts

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Q.Autor

Vendimi i argumentuar: Si e shpëtoi Skënderbeu titullin, por CAS paralajmëron diçka tjetër

Sadik.Autor

“Më së fundi ka mbaruar”/ Mourinho shfryn për fazën e vështirë parasezonale

Sadik.Autor

Leave a Comment