Futboll Premier League Sport

NDESHJET KUALIFIKUESE PËR “KATAR 2022″/ Guardiola jep alarmin: Premier League duhet të jetë e shqetësuar

Sipas Pep Guardiola-s, ndeshjet e kombëtareve që do të luhen muajin e ardhshëm, përbëjnë një rrezik të madh për përhapjen e varianteve të reja të virusit.

Ndeshjet kualifikuese për Kupëne  Botës do të luhen në Amerikën e Jugut, e Veriut dhe Qendrore, Azi dhe Europë, ndërsa në Afrikë janë organizuar ndeshjet e fundit të grupeve për kualifikimin në Kupën e Kombeve.

“Premier League duhet të jetë e shqetësuar për këtë”, ka thënë trajneri i Manchester City-t. “E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus është të qëndrosh në shtëpi. Nuk mund të kesh asnjë kontakt, nuk mund të udhëtosh, nuk mund të lëvizësh”.

“Lojtarët do të udhëtojnë me kombëtaret tani dhe është e vështirë të bësh kontrolle më mbrapa. Kështu që, fatkeqësisht, diçka është duke ardhur. Do më pëlqente të thoja se nuk do të ndodhë, por ka ndodhur më parë. Nëse lëviz, rrezikon të infektohesh”.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

SHËNON dhe FESTON si Xhaka e Shaqiri/ Asllani: Është SHQIPONJA e Shqipërisë dhe…

Isa.Autor

NUK NDALET YLLI I PSG/ Mbappe fiton trofeun e radhës për…

Delo.autor

Leave a Comment