Sport Të tjera

PAS NDESHJES SË BUJSHME/ Befason Khabib: Kjo është e ardhmja ime, tërhiqem në…

As Floyd Mayweather e as Conor McGregor. Në planet e Khabib Nurmagomedov, kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale, është dueli me Tony Ferguson, ajo që konsiderohet “sfida e mallkuar”. Dy sportistët kanë tentuar 4 herë të përballen mes tyre dhe 4 herë ky duel ka dështuar, herë për shkak të Nurmagomedov e herë për shkak të Ferguson. Por ndoshta hera e pestë mund të jetë ajo e duhura që kjo përballje e madhe të zhvillohet.

Nurmagomedov është gati dhe ka qenë vetë kampioni rus ai që e ka konfirmuar këtë gjë. “Ne kemi planifikuar që në prill apo në maj të 2019-ës të zhvillojmë duelin ndaj Tony Ferguson. Kjo sfidë do të zhvillohet nëse nuk ka ndonjë dënim të madh karshi meje”, u shpreh kampioni rus, që mësohet se ka refuzuar 15 milionë dollarë shpërblim nga Conor McGregor për të zhvilluar revanshin.

Si Nurmagomedov ashtu dhe Ferguson dueluan në të njëjtën ditë, në eventin UFC-229, ku rusi mundi Conor McGregor, ndërsa Ferguson mundi me “KO” Anthony Pettis. Ndaj koha për të zhvilluar këtë sfidë të madhe ndaj Khabib dhe Ferguson ka ardhur, një duel që të gjithë e presin me padurim.

Related posts

Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Champions

Sadik.Autor

MBI AUTOGOLIN E STRAKOSHËS PËR GALATASARAY-N/ Portieri Muslera: Më ka ndodhur dhe mua, kjo është….

Delo.autor

GJYQTARËT SHQIPTARË NË EUROPË/ Arbitrit të Superiores i besohet ndeshja kualifikuese e Holandës

Delo.autor

Leave a Comment