Bundesliga Futboll Sport

NË KAOS/ “Këmbë prej druri”: Kampioni i botës sulmon Hummels dhe Boateng

Fjalë të rënda për yjet e kombëtares gjermane! Ish-lojtari i përfaqësueses franceze Chrsitophe Dugarry ka sulmuar kombëtaren e Gjermanisë gjatë emisionit francez Radio Monte Carlo.

Dugarry: “Ata thjesht nuk vrapojnë. Kur shoh Boateng, mendoj se ai ka këmbë prej druri, po ashtu edhe Hummels” Gjatë emisionit, që u zhvillua përpara fitores 2-1 të Francës ndaj Gjermanisë, ai ka sulmuar edhe Thomas Muller.

“Si ka mundësi që ai vazhdon të jetë pjesë e kombëtares gjermane? Ai ka katër apo pesë vite që nuk është në nivelin e duhur. Për të mos thënë mizerje!” Në ndeshjen ndaj Francës, Muller qëndroi për 88-të minuta në stol, dhe Dugarry mendon se lojtarët e Bayern janë të përkëdhelurit e Gjermanisë.

“Ata kanë një fuqi të madhe mediatike, që i lejon të jenë gjithmonë titullarë te Bayern Munich dhe te Gjermania, megjithëse nuk kanë nivelin e duhur.”

Related posts

CONTE E KËRKON NË EKIP/ Inter gati 50 milionë euro për yllin e Premier League…

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ E ardhmja e Jerome Boateng, çështje e hapur tek Bayerni

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Ndeshje e çmendur në Durrës, Hakaj barazon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment