Futboll Sport

“TË DYJA SFIDAT ME HUNGARINË E KEMI MERITUAR FITOREN”/ Bogdani: Broja po afirmohet, i ka të gjitha mundësitë për…

Erjon Bogdani është i bindur se Shqipëria mund ta mposhtë Poloninë sot në “Air Albania”. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, rekordmeni i golave kuqezi flet për sulmuesin e momentit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja i cili deklaron se është një lojtar që po afirmohet dita-ditës.

pjimage (1)

Bogdani, si ju duk ndeshja me Hungarinë?

Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë, edhe pse të themi të drejtën, ishte një ndeshje shumë e kujdesshme. Për mendimin tim, ishte një ndeshje më ndryshe nga herët e tjera.

Pse?

Sepse në fazën mbrojtëse ekipi bëri një punë të shkëlqyer dhe rrezikoi shumë pak. Kam bindjen se në të dyja ndeshjet kundër Hungarisë e kemi merituar plotësisht fitoren, pavarësisht se në të dyja rastet, por sidomos ajo në Budapest, u shënua gol nga veprime individuale të Brojës.

Si ju duket Broja?

Një lojtar që po afirmohet dita-ditës. Për mendimin tim, është një lojtar shumë i mirë, një sulmues cilësor që i ka të gjitha mundësitë për të bërë shumë mirë me ekipin kombëtar. Megjithatë, ne që i shohim ndeshjet nga TV duhet të jemi të kujdesshëm edhe me ndonjë kritikë, sepse është një djalë i perspektivës, një djalë që këto dy ndeshje kundër Hungarisë shpëtoi jo vetëm ekipin…

Çfarë mund të bëjë Shqipëria në ndeshjet e mbetura?

Jemi afër edhe një ëndrre. Ndeshja me Poloninë do të jetë një ndeshje e vështirë, një ndeshje që mund ta luajmë edhe për ta fituar.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Reja grumbullon 3 futbollistë nga Superiorja. Rikthehen edhe Balaj, Çekiçi e Trashi

Delo.autor

SUPERIORE/ Sa shumë ndryshime për Shehin, ja si vijnë Skënderbeu dhe Laçi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAQE NË HORIZONT/ Shikoni banerin e hapur nga tifozët e Lacios për Hysajn pranë stadiumit “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment