Futboll Seria A Sport

LAJMI BOMBË/ JAMES PRANË Serie A, REKORDMENËT “axurr” ofrojnë 70 milionë euro

Kritikat ndaj James Rodriguez për shkak të performancës gjatë këtij sezoni me Bayern Munich, nuk e kanë zbehur interesimin nga klubet e tjera të mëdha. Juventus është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

“Zonja e Vjetër” ka filluar të studiojë mundësitë për një transferim të Jam Rodriguezit gjatë merkatos së vitit të ardhshëm, ku drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro. Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi pritet të mbështetet te Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur te Real Madrid me kolumbianin, disa sezone më përpara. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes.

Megjithatë, fjalën e fundit e ka Bayern Munich, ku James ndodhet në sezonin e fundit si huazim nga Real Madrid. Klubi gjerman ka opsionin për të blerë kolumbianin, dhe nëse e aktivizon, atëherë James do të mbetet aty deri në vitin 2022.

Related posts

VLLAZNIA NË KRIZË REZULTATESH/ Tensionet brenda grupit, ja prapaskenat te klubi shkodran

Delo.autor

COUTINHO RIKTHEHET NË PREMIER LEAGUE/ Nuk do ta besoni se me cilin ekip do të nënshkruajë…

Isa.Autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Ylli Alonso: Dështimi i Aguero-s na ringjalli… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment