Futboll Sport

GJITHMONË UNIKAL/ IBRA surprizon fëmijët e bllokuar në shpellë në Tajlandë (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic ka treguar se është një njeri i madh edhe jashtë fushës. Të hënën suedezi mori pjesë në emisionin e Ellen Degerenes, ku befasoi fëmijët tajlandez që ngecën në shpellë në muajin korrik.

Një ekip futbolli i përbërë nga 12 djem bashkë me trajnerin e tyre u bllokuan në një shpellë në Tajlandë, duke shkaktuar panik. Ky lajm tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Fëmijët hynë në shpellë ndërsa rruga ishte e lirë dhe kushtet atmosferike ishin të qëndrueshme, por kur ata arritën në një pikë në thellësi të saj, një shi i madh përmbyti pjesën tjetër të shpellës duke iu pamundësuar daljen. Ibrahimovic i lavdëroi fëmijët për guximin duke qëndruar 18 ditë në shpellë.

“Mendova se unë isha i guximshëm, por këta fëmijë dhe ky ekip janë edhe më të guximshëm se unë. Ata treguan se mund të bashkëpunojnë dhe kanë durim. Ata treguan se mund t’iu besojnë edhe të tjerëve. Ky është me siguri ekipi më i mirë në botë”, tha Ibrahimovic.

 

Related posts

Skriniar: Më ka kërkuar Manchester United

Sadik.Autor

Guardiola: Nëse Arsenal e thërret, unë nuk mund ta mbaj me zor…

Sadik.Autor

HISTORIA/ Tashmë largohet zyrtarisht nga Interi. Nga dashuria në urrejtje, me Ikardin “ikin” 124 gola

Delo.autor

Leave a Comment