Futboll Sport

E PABESUESHME/ Juventus kërkon James, ja SUPER oferta për të

Kritikat që ka marrë James Rodriguez për performancat e tij në këtë sezon me Bayern Munich nuk e kanë ulur interesimin për të nga klubet e tjera të mëdha. Juventusi është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

“Zonja e Vjetër” tanimë ka filluar ta planifikojë transferimin e Jam Rodriguezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro.

Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi do ta ketë mbështetjen e Cristiano Ronaldos, i cili kishte qenë bashkëlojtar në Real Madrid me kolumbianin, para se të largohej për në Juventus. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani e kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes.

Megjithatë, kontrollin për këtë gjë e ka Bayern Munichu, ku James është në sezonin e fundit si huazim nga Real Madridi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë kolumbianin. Nëse Bayerni e aktivizon këtë opsion, atëherë James do të mbetet aty deri në vitin 2022.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Roma transferon lojtarin nga rivalët e Serisë A…

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Surprizon Egjipti, zbret në fushë me formacionin e çuditshëm

Delo.autor

“NUK E PRANOJNË DOT QË UNË FITOVA TITULLIN PËR 100-VJETORIN”/ Egbo: Në Shqipëri më sulmojnë sepse jam…

Delo.autor

Leave a Comment