Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ U përfol se do të merrte drejtimin e Napolit, trajneri rinovon me skuadrën e tij

Trajneri portugez Serxho Konseisao u bë figura kryesore e merkatos të trajnerëve në Europë duke e kontaktuar nga disa ekipe si Napoli, Roma dhe Atletiko Madrid.

Por Konseisao i heshti të gjithë teksa pranoi të rinovojë për Porton dhe për tre sezone e ardhshme duke dalë nga objektivi i shumë skuadrave.

Presidenti i Portos, Pino Da Kosta nuk i ka kursyer ironitë për të ardhmen e trajnerit të tij duke u shprehur se nuk e dinte nëse Konseisao kishte nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër apo kishte rinovuar me Porton.

“Jam shumë i lumtur që ne nënshkruam një kontratë të re. Deri në pesë minuta para se të dilte njoftimi në televizor u tha që rinovimi me Konseisaon do të ishte shumë e vështirë. Ishte një gjë e mirë që ai nuk e kishte nënshkruar tashmë, kështu që Serxho u njoh me Evropën. Ai ishte në Napoli, Romë, Sevilje, Madrid … duke nënshkruar kontrata “, ironizoi presidenti i Portos.

Related posts

REKORDI HISTORIK I “PLESHTIT”/ Eto’o bën akuza të rënda: Ai e fitoi “Topin e Artë” për shkak të…

Delo.autor

ERZENI MPOSHT TEUTËN/ Mer kryesimin e kampionatit

Isa.Autor

PLAS TEK REALI/ Verë e gjatë refuzimesh për GALAKTIKËT, i fundit vjen nga Londra

Isa.Autor

Leave a Comment