Futboll Seria A Sport

TMERROHET MOURINHO/ Juventus gati 65 milionë euro për yllin 20-vjeçar të Man United

Marcus Rashford është shfaqur si objektiv për Juventusin. Sulmuesi i Manchester Unitet shkëlqeu në fitoren 3-2 të Anglisë ndaj Spanjës, duke dhënë asist për Raheem Sterling dhe shënuar golin e dytë për “Tre Luanët”. Megjithatë, 20-vjeçarit i është dashur të luftojë për një vend në skuadrën e Jose Mourinhos këtë sezon, ndryshe ndodhë në kombëtare, ku ka luajtur rregullisht që kur ka bërë debutimin e tij në shkurt të vitit 2016.

Këtë sezon, ai ka shënuar plot tre dhe siç shkruan “The Sun”, Juventus është i gatshëm të paraqesë një ofertë në janar për anglezin që vlerësohet rreth 65 milionë funte. Goli i shënuar kundër Spanjës konfirmoi se ai premton shumë për të ardhmen. Gjithsesi “Zonja e Vjetër” nuk do ta ketë shumë të lehtë, pasi Rashford është nën kontratë deri në vitin 2020, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër dhe pritet që United t’i rezistojë fuqishëm përpjekjeve të klubit të Torinos për ta marrë sulmuesin larg “Old Trafford”.

Në Premier League, Rashford ka luajtur katër ndeshje, duke qëndruar në tri takimet e tjera në stol, dhe nisur nga kjo, Juventus ka një shans që të mund të arrijë një marrëveshje në janar me 20-vjeçarin, nëse do t’i premtonte më shumë minuta në fushë.

Related posts

INCINDENTI PAS NDËRPRERJES SË STËRVITJES/ Klubi Vllaznia reagon: Veprime anti-sportive, sqarojmë se…

Delo.autor

MBROJTJA “ZIKALTËR” FLE GJUMË/ Ramsey mposht portierin Handanovic dhe zhbllokon derbin (VIDEO)

Delo.autor

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Juventus mposht Cagliari-n, Lazio triumfon në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment