Futboll Premier League Sport

“FERRARI ANGLEZ”/ Mbrojtësi i përfaqësueses rinovon për 5 vite me Man United

Luke Shaw ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Manchester United dhe do të fitojë 170,000 euro në javë. Unitet pritet ta konfirmojë lajmin në prag të ndeshjes me Chelsean këtë fundjavë, pikërisht ekipit të fëmijërisë të lojtarit.

Mbrojtësi i majtë është kthyer në një nga mbrojtësit më të paguar të United pasi ka firmosur kontratën në mëngjesin e së enjtes në Carrington.

Negociatat kishin javë që kishin nisur, me Shaw që është ringjallur këtë sezon. Mourinho e ka kritikuar në mënyrë konstante lojtarin e përfaqësueses angleze në dy sezonet e fundit, por ai ka bindur gjatë dy muajve të fundit.

Ish-lojtari i Southampton ka punuar shumë për të rifituar vendin e titullarit.

Related posts

Fillojnë problemet për Milanin, ja kush është në rrezik

Sadik.Autor

TEUTA-SKËNDERBEU/ Pranë golit të dytë durrsakët, e pabesueshme çfarë shpërdoron Hebaj (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Formacioni më i mirë i javës në Angli, ja kush është skuadra që dominon javën e 23-të

Q.Autor

Leave a Comment