International

(FOTO) Ish-mesfushori i Shkëndisë së Tetovës nënshkruan me skudrën e Grasshopper

Grasshopper Club Zurich e ka transferuar mesfushorin shqiptar, Gjelbrim Taipi.

25-vjeçari do të kalojë te klubi i tij i ri nga FC St.Gallen 1879, ku u angazhua në fillim të sezonit 2017/2018.

Me Grasshopperin, ai ka nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë.

Para se të luante për St.Gallenin, Taipi ka veshur edhe fanellën e FC Schaffhausen, ku kishte shënuar tre gola dhe kishte dhuruar pesë asistime në 16 paraqitje.

 

“Jemi shumë të lumtur për angazhimin e Gjelbrimit. Ai është një lojtar i zgjedhur nga trajneri jonë, Murat Yakin dhe ka luajtur nën urdhrat e tij në të kaluarën’.

“Gjelbrimi do t’i sjellë shumë kreativitet mesfushës sonë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Grasshopperit, Mathias Walther.

Në të kaluarën, mesfushori ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës (2011-2013).

 

Related posts

(FOTO) “Tenovela” Aubameyang, publikohet KARIKATURA e ditës

Q.Autor

Messi: Futbolli më ka “borxh” një Kupë Bote

Q.Autor

Messi nuk ka dilema/ Nuk është spanjolle. Ja kush e fiton Champions

Q.Autor

Leave a Comment