Futboll Premier League

Eden Hazard i “palumtur” që e fillon ndeshjen si zëvëndësues, Conte: Nuk më intereson “lumturia” e tij

Eden Hazard është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ndërsa në vitët e fundit kanë qenë të shumtat skuadrat që kanë dashur të marrin shërbimet e 27-vjeçarit.

Por sipas mediave angleze midis Hazard dhe trajnerit Italian të Chelsea ka pasur një krizë, kjo për shkak se në 8 nga ndeshjet e fundit në Premier League belgu vetëm në një ndeshje e ka mbyllur 90 minutshin e plotë.

Dhe me shumë mundësi në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e mërkrurë midis Chelsea dhe Norwich e vlefshme për FA Cup, Hazard do ta nisë nga stoli.

Por Conte i pytur nga gazetarët nëqoftëse Hazard është ndakort  lidhur me këtë situatë ai u shpreh se: “Nuk ka rëndësi kjo. Unë vendos. Unë jam trajneri. Qëllimi im i parë është të bëj mirë për klubin dhe të arrij objektivat dhe jo të bëj të lumtur çdo lojtar”

Ndër të tjera tekniku Italian tha: “ Në çdo konference kam të njëjtat pyetje nëqoftëse jam i shqetësur për ti bërë lojtarët e mi të lumtur. Jo nuk jam i shqetësur për këte, jam i shqetësur  vetëm për të arritur tek fitoja, përndryshe ne do të përfundonin në vendin  e 20 në tabelën e rënditjes”

Related posts

PËRFLITET PËR T’U LARGUAR/ Mesfushori i Barcelonës lë gjithçka në ajër me deklaratën e fundit

Delo.autor

“TË PËRSËRISIM SEZONIN E KALUAR TË SERISË SË FITOREVE”/ Mbrojtësi Ismajlgeci: Transferimi jashtë? Është synimi im, por…

Delo.autor

PROBLEM ME KAMERAT TEK STADIUMI/ Ja plani për inaugurimin e “Arenës Kombëtare”

Delo.autor

Leave a Comment