Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E NDRITUR/ 20 talentet më premtues në Itali, në listë dhe një SHQIPTAR

Sajti i njohur italian “calciatoribrutti.com”, ka hartuar një listë me talentet më premtues të çdo skuadre në Serie A. Në listën me 20 lojtarë bën pjesë dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin e Sasuolos, Aristidi Kolaj.

Kolaj aktivizohet si mesfushor krahu dhe ka një raport mjaft të mirë me goli, pasi në 30 aktivizime në kampionatin e moshave ka realizuar 11 gola. Kolaj krahas pasaportës shqiptare disponon dhe atë italiane. 19-vjeçari u grumbullua për herë të parë me kombëtaren U21 të Shqipërisë në muajin maj, ku luajti si titullar në miqësoren e humbur me rezultatin 2-0 ndaj Bosnjës në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, vlen për tu përmendur se në ekipin “primavera” të Sasuolos luajnë dhe dy shqiptarë të tjerë: Mesfushori Alesandro Ahmetaj dhe qendërmbrojtësi Denis Dembacaj.

Lista me 20 lojtarë

Atalanta – Ebrima Kolei (Gambia)
Gabriele Korbo – Bolonja (Italian)
Rikardo Daga – Kaljari (Italian)
Musa Xhuara – Kievo (Gambia)
Hamed Traore – Empoli (Bregu i Fildishtas)
Josip Maganjiç – Fiorentina (Kroat)
Andrea Eriko – Frozinone (Italian)
Antonio Kandela – Xhenoa (Italian)
Edi Salsedo – Inter (Italian/ Kolumbian)
Kristian Makun – Juventus (Venezuelian)
Eduardo Reci – Lacio (Italian)
Frenk Tsaxhud – Milan (Italian)
Xhanluka Gaetano – Napoli (italian)
Federiko Pele – Parma (Italian)
Andrea Markuçi – Roma (Italian)
Titas Krapikas – Sampdoria (Lituanez)
Sasuolo – Aristidi Kolaj (Shqiptar/Italian)
SPAL – Lazar Nikoliç (Serb)
Torino – Vinçenco Miliko – (Italian)
Udineze – Filip Vasko – (Sllovaki)

Related posts

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

Delo.autor

Motra e Ronaldos vrer ndaj arbitrit: Turp i futbollit, duan të më shkatërrojnë vëllanë

Isa.Autor

RINOVIM APO JO ME BARCELONËN? Dembele paralajmëron vendimin përmes rrjeteve sociale

Delo.autor

Leave a Comment