Futboll Seria A Sport

RONALDO debuton me fitore, por heroi i JUVENTUSITështë Bernardeschi (VIDEO)

Juventus ka vuajtur por në fund ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të Serie A ndaj Cheivo-s. Ndeshja nisi më së miri për Juventus. Sami Khedira arrin të zhbllokojë rezultatin që në minutën e tretë gjatë një goditje standarde. Pas golit, rastet për Juventus vinin me breshëri në drejtim të portës së Chievo-s, por Costa, Cuardado apo Cancelo shpërdorojnë shumë. Chievo duket i fundosur që në fillim dhe e ka shumë të vështirë të dalë nga gjysmëfusha e tij.

Por, siç thotë rregulli i pashkruar i futbollit, po nuk shënove do pësosh. Dhe Chievo arrin të barazojë rezultatin befasisht në minutën e 38’ me anë të Stepinski. Juventus futet në fushë pas pushimit e karikuar për të rikthyer avantazhin, por një faull i Cancelo-s ndaj ish-it Giaccherini-t brenda zonës bën që të jenë vendasit ata që marrin avantazhin për të parën herë në këtë ndeshje. Ishte pikërisht ai që e fitoi penalltinë që mundi portierin Juventin.

Pas golit të pësuar Juve hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ia arrin me anë të të rikthyerit Leonardo Bonucci në minutën e 75’. Në minutat e fundit ndodhi incidenti i ndeshjes. Ronaldo tenton të dërgojë topin në rrjetë, ndërkohë tenton ta prekë me krah dhe përplaset me portierin Sorrentio i cili humbet ndjenjat. VAR anulon golin e Juve-s. Por një minutë më pas është Bernardeschi ai që ka shënuar golin e fitores për Juve-n.

 

Related posts

“KRENAR…”/ Rama i bën “dhuratë” Zhegrovës, i dërgon personalisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës

F.autor

“ALARM” FALS/ Ismajli gati për Torinon, “demat” duan edhe Ramadanin

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment