Futboll Kategoria Superiore Sport

U LARGUA NGA TIRANA/ Trajneri Ze Maria mbetet në kryeqytet

Ze Maria ishte trajneri që u largua nga drejtimi i skuadrës së Tiranës pas rezultateve negative të bardhebluve. Tekniku brazilian ndërpreu me konsensus marrëveshjen dhe pritej të largohej nga kryeqyteti. Megjithatë nuk ka ndodhur kështu. Mësohet se ai po pret të mbyllë çdo detaj të kontratës së tij dhe më pas të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Ashtu siç u bë me dije nga presidenca e Tiranës, Ze Maria do të marrë një pjesë të pagës për të cilën kanë rënë dakord pas mbylljes së bashkëpunimit. Nuk përjashtohet mundësia që 48-vjeçari të ketë qëndruar në kryeqytet për qëllime të tjera, por kjo do të mësohet përfundimisht ditët e ardhshme.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Në Suedi me “mision të pamundur”, tifozët e Dritës përgatisin surprizën…

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Panamaja shënon golin e nderit ndaj “TRE LUANVE”

Sadik.Autor

PASI DHA DORËHQJEN/ Ja vendimi që merr Federata e Bosnje Hercegovinës për trajnerin Prosinecki

Delo.autor

Leave a Comment