Futboll Seria A Sport

DUELI ME MILANIN/ Skriniar: Ajo që ndodhi nuk ka lidhje me Interin dhe derbin

Qendërmbrojtësi i Inter, Milan Skriniar, ka folur për “ESPN” në lidhje me incidentin që ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Sllovakisë, që solli edhe dorëheqjen e trajnerit Kozak.

“Ajo që ndodh te kombëtarja mbetet te kombëtarja”, ka thënë Skriniar. “Sllovakia është një gjë, Inter një tjetër. Ndeshjet me kombëtaren kanë mbaruar tani dhe unë mendoj vetëm për derbin”. “Po punojmë shumë për ndeshjen kundër Milan-it. Duhet të fitojmë për t’i dhënë vazhdimësi gjashtë fitoreve radhazi që kemi marrë. Duam të shkojmë sa më lart të jetë e mundur, nuk më intereson se ku do t ë jetë Milan-i”.

“Higuain? Do të jetë shumë e rëndësishme të mos pësojmë gola, jo vetëm nga ai, por edhe nga sulmuesit e tjerë. Ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në Itali”, ka shtuar Skriniar.

“Çfarë mendoj për derbin e Milanos? Është shumë i rëndësishëm. Mbaj mend të parin, kemi fituar 3-2, një rezultat i bukur për ne dhe për tifozët. I dyti përfundoi 0-0, shpresoj të fitoj të tretin. Duhet të tregojmë se jemi të fortë, ne besojmë se jemi më mirë se një vit më parë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë”, ka përfunduar Skriniar.

Related posts

Allegri mjaft komod ndaj Romës, 200 milionë euro në ‘pankinë’

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Armando Broja shihet si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin “bastexhi”

F.autor

BETEJA ME KANCERIN/ Drama e lojtarit të Liverpool: Çfarë do të ndodh me fatin e tij…

Isa.Autor

Leave a Comment