Futboll Seria A Sport

“SHKËLQEJNË 4 FANTASTIKËT”/ Roma e Murinjos bëhet kërcënuese për Serinë A

Tifozët e Romës i quajnë “4 Fantastikët” dhe sot këta të fundit treguan pse Pelegrini, Dibala, Zaniolo dhe Abraham kanë shkëlqyer me lojë dhe kombinimet e tyre në fitoren e Romës në miqësoren ndaj Shakhtar Donjeck.

42bbf54f354172e8931045fafc621a02_620x349

Suksesi me shifrat 5-0 tregoi vetëm pak nga ajo që shfaqën në fushën e lojës këta futbollistë, të cilët të ndihmuar nga Matiç pas krahëve të tyre, ishin të lirë që të ngulmonin para në kërkim të golave të cilët nuk munguan.

Pelegrini shënoi të parin ndaj ukrainasve në miqësoren e organizuar për të mbledhur fonde për luftën në Ukrainë e më pas ishte Mançini i cili dyfishoi shifrat. Autogoli i Konopia në fundin e pjesës së parë çoi rezultatin në 3-0. Më pas, ishe Zaniolo ai i cili shënoi golin e 4-0 në minutën e 59, para se të bëhej i pari nga “4 Fantastikët” që i linte vendin në fushë një lojtari të pritur me ovacione, Vijnaldum.

 

 

Në fund, Bove shënoi golin që vulosi shifrat në 5-0 për Romën, e cila tashëm duket e frikshme dhe me të drejtë duhet të ketë pretendime në këtë sezon në Serinë A.

Related posts

Carla e Simeone shijojnë pushimet në Bora Bora! (FOTO)

Sadik.Autor

Njihuni me disfatat më të thella të Milan…

Sadik.Autor

ZBULOHET SKEMA E AKISEDENTITI TRAGJIK/ Ja çfarë i ndodhi Reyes kur po udhëtonte me 237 km/h (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment