International

Të gjithë e kritikuan për formën e tij, por statistikat e nxjerrin si “mbretin” e asisteve

Pogba u akuzua nga legjendat e Manchester United dhe në veçanti Paul Scholes, se është larg formës që kishte te Juventusi.

Por pavarësisht kritikave, futbollisti që i kushtoi “Djajve të Kuq” 110 milionë euro po mbështetet nga statistikat për të vlerësuar impaktin e tij te pretendentët për titullin në Angli.

Nga pikëpamja e asisteve, mesfushori francez spikat mbi të gjithë lojtarët e tjerë në ligat kryesore europiane. Askush si Pol Pogba nuk shërben për shokët e ekipit në raste flagrante për gola.

Futbollisti transalpin krijoi asistet për Antonio Valencian dhe Entoni Martial në suksesin e kësaj të hënë ndaj Stoke Cityt, çka e ngushtoi diferencën e “Djajve” në 12 pikë me Manchester City kryesues.

24-vjeçari tani mund të krenohet se ka regjistruar më shumë pasime për gola se kolegët e tjerë kontinentalë, e madje në më pak ndeshje.

Asistet e Pol Pogba janë aktualisht në kuotën 9, në vetëm 13 ndeshje, në të njëjtin nivel me Leroi Sane’ dhe Kevin De Brune, por me dy futbollistët e Manchester City që kanë patur më shumë ndeshje në dispozicion, respektivisht 21 dhe 23.

Pol Pogba kryeson në renditjen virtuale të përpiluar nga ekspertët e statistikave. Francezi është mbi Neymar me vetëm një ndeshje më shumë, ndërsa pas krahëve të tyre janë anësori i Augsburgut, Filip Maks, dhe futbollisti i Selta Vigos, Pione Sisto

Related posts

Publikohet raporti i bilanceve, “botë të ndryshme” në ligat evropiane

Q.Autor

Reali thyen rekord botëror, ofron 225 milionë euro për “yllin” e Premierligës

Q.Autor

Skualifikimi nga Botërori, Ventura bën ‘të qajë’ edhe FIFA-n

Q.Autor

Leave a Comment