International

Tevez: “Në Kinë i adhuruar si idhull, por 7 muaj pushime! Desha rikthimin sapo mbërrita atje”

Ndërkohë që kalo përmes Mar del Plata, përpara se të niste javën përgatitore për superklasiken e të dielës ndaj River, në të njëjtin qytet, Carlos Tevez u relaxua në një intervistë të gjatë të dhënë për “TyC Sports”. Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi deklaroi se ky rikthim, i dyti, do të jetë i fundit, pasi ai dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pikërisht te Boca Junior.

“U ktheva sepse lagja është ajo që jam, ata më duan për atë që unë bëj brenda dhe jashtë fushe. Ndihem mirë dhe jam i qetë. Kur mbërrita në Kinë, kuptova se doja të rikthehesha te Boca. Atje isha me pushime për shtatë muaj. Kjo është arsyeja pse kur firmosa kontratën në Kinë, përfshiva edhe klauzolën e Bocas. Gjithmonë e kam patur instiktin, e dija se do të rikthehesha në shtëpi”, rrëfeu Carlos Tevez.

“Ky ekip tashmë është ndryshe, është një grup i konsoliduar, unë do të dal në pension me fanellën e Boca. Edhe në Kinë, te Shanghai Shenhua isha një idhull. Kisha numrin 10 në fanellë dhe shiritin e kapitenit, por ka gjëra të tjera, faktorë të tjerë që ndikojnë në moralin tënd, dëshirën tënde”, vijoi sulmuesi argjentinas.

Related posts

Presidenti miliarder do me çdo kusht të blejë mesfushorin kuqezi

Q.Autor

Botërori i Klubeve/ Bale: U tallëm me portierin e Al Jazira

Q.Autor

Ventura kërkon të kthehet pasi fundosi Italinë: Kanë fituar miliona euro falë meje

Q.Autor

Leave a Comment