Futboll Shqipëri Sport

Partizani-Luftëtari/ Formacionet: Nuk ka surpriza, ja si do të rreshtohen skuadrat

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Luftëtarit.

Kryeqytetasit e Skënder Gegës, do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, teksa vjen në ketë sfidë nga një ecuri e shkëlqyer.

Nga ana tjetër, Luftëtari i Gentian Mezanit në 8 javë kampionat ka grumbulluar vetëm 6 pikë, teksa ndodhet në një pozitë jo komode.

Në sfidën e fundit, gjirokastritët u mposhtën në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 0-2. Në 5 përballjet e fundit mes këtyre 2 skuadrave, 3 herë ka fituar Partizani, 1 herë Luftëtari dhe një sfidë është mbyllur në barazim.

Në rast fitoreje në takimin e sotëm, të kuqtë do të rimarrin kreun, teksa aktualisht kryeson Skënderbeu me 1 ndeshje më shumë.

17:00| PARTIZANI-LUFTËTARI

Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

bandicam 2018-10-21 16-29-07-673

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Rapo, Radoviç, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

bandicam 2018-10-21 16-29-44-366

Related posts

NUK FSHEH ASGJË PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Pique e pranon: “Pleshti” mund të largohet falas nga Barcelona…

Delo.autor

E ARDHMJA NJË REBUS/ Seria A pret yllin e Realit të Madridit

Delo.autor

NJË SKENË ASPAK E KËNDSHME/ Tifozi i vogël i kërkon një autograf, shikoni gjestin e ulët të Bale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment