Futboll Shqipëri Sport

Dejvi BREGU u bën thirrje “luftëtarëve”: Lutem që të fitoni, na bëni nder dhe ne

Dejvi Bregu është kthyer me një ndeshje të madhe sot ndaj Kamzës, ku shënoi një gol të mrekullueshëm. Ai e meritoi vlerësimin si “Njeriu i ndeshjes”. Për “Superport”, sulmuesi i Skënderbeut ka shuar të gjitha thashethemet se marrëdhënie e tij me teknikun Shehi është ftohur. Ai i bën apel Luftëtarit të mposhtë Partizanin, për t’i ardhur në ndihmë kampionëve në fuqi.

“Më ka munguar goli. Kam qenë i mërzitur se nuk kam luajtur mirë. Ua dedikoj prindërve që i kam mërzitur. Çfarë është folur s’është e vërtetë. Kemi qeshur kur doli lajmi. Bile qesha se pse në Gjirokastër s’i Shehit dhashë dorën e majtë, jo të djathtën.

Kam bërë ndeshje të dobëta. Zëvendësimi ka qenë i drejtë.

Normal që do ta ndjek Partizanin me Luftëtarin. Te Luftëtari kam shokët e mi. U uroj fitore se më kanë bërë nder. Ishala tre pikë, jo një pikë”, u shpreh Bregu.

Related posts

Felipe Scolari: Ronaldo më ka pyetur për Kinën

Sadik.Autor

NJË VIT NGA VDEKJA E BABAIT/ Ish-kampionit të botës Khabib poston mesazhin prekës në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ I mjaftojnë 60 sekonda lojë, mesfushori Fernandes zhbllokon sfidën ndaj Manchester City-t nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment