Futboll Shqipëri Sport

PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti

Bruno Telushi i dha fitoren Partizanit falë penalltisë në minutën e 55-të të takimit. Në një prononcim pas ndeshjes me Kamzës, mesfushori vlonjat deklaroi për “Supersport” se kjo ndeshje duhej të fitohej me shpirt grupi. Për sa i përket ndeshjes së ardhshme me Skënderbeun, futbollisti vlonjat theksoi se forca e skuadrës do të nxjerrë fituesin.

“Dua të them që kjo ndeshje sot duhet të fitohej si grup. Këto janë ndeshje delikate për ne. Treguam karakter.

S’e kemi menduar Skënderbeun. Skënderbeu është një ndeshje tjetër. Duhet të tregojmë karakterin tonë si grup. Pastaj të fitojë më i forti.

Nuk e pashë fare arbitrin. Zgjata këmbën për të kapur topin. Por kapa topin, preka dhe arbitrin. I kërkova falje.

Nuk dua të zgjedhje midis Partizanit të vjetshëm dhe aktual. Nuk dua t’i ul vlerat Partizanit të sezonit të kaluar. Këtë vit jemi forcuar si grup. Jemi një familje. Për golat e mi, më ka ndihmuar pak dhe fati. Nuk e mendoj në fushë të jem golshënues.

Nuk mendoj për titullin, por për ndeshjen e radhës. Skënderbeu dihet që është kundërshtar i vështirë”, u shpreh Telushi.

Related posts

TËRMET TEK MILANI/ Kuqezinjtë humbasin “YLLIN” e skuadrës kundër NAPOLIT

Isa.Autor

KLUBI BËRI SONDAZH PËR STADIUMIN/ “Tirona-Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj, shtëpia jonë është…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Sulmuesi Salah e djeg në dasmën e vëllait, shikoni kërcimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment