Futboll Shqipëri Sport

PARTIZANI “blindon” kreun/ GEGA merret me sulmuesit e tij: Aktivizoj atë që më jep siguri

Pas fitores së mbrëmjes së sotme të Partizanit ndaj Luftëtarit, Skënder Gega ka dalë përpara mikrofonit të “Supersport” duke folur për ndeshjen. Fitorja ishte e vështirë dhe rezultati 2-1 tregon më së miri si ka vijuar kjo sfidë.

Gega ka thënë: “Karshi Partizanit ekipet e rretheve kanë një motivim më të madh. Jam i kënaqur me trepikëshin, kishte gabime gjatë ndeshjes. Kemi probleme, por jemi ketu të përmirësohemi.

Ka kohë që parashikohet se do pësonim gol në aksion, isha i qetë sepse lojtarët u përgjigjën mirë. Ekipi dha maksimumin deri në fund dhe jam shumë i kënaqur.

Në dhomat e zhveshjes unë nuk dorëzohem dhe nuk dua të shoh njeri me kokë të ulur, nuk duhet të ndihemi të thyer pasi s’jemi të pathyeshëm, rëndësi ka të hymë në fushë me disiplinë dhe agresivitet, jam shumë i kënaqur.

Hebaj doli në nxemjë dhe nuk u aktivizua, unë aktivizoj atë që më jep siguri më stërvitje, unë nuk kam paragjykime. Mensah dhe Bardhi luajtën mirë, kur bie ritmi une detyrohem të heqë lojtarët. Asnjë nuk duhet të ndihet i fyer nga kjo gjë.

Jemi në tetor dhe deri në janar duhet të jemi të përqëndruar, më pas do të ulemi me klubin dhe do të bisedojmë. Tek goli i parë unë nuk mendoj se ishte faull, pasi Bardhi nuk shkojë me qëllim tek portieri.
Penalltia e dhënë ishte njësoj si rasti i Laçit. Unë nuk jam njeri që bërtas për të verdha lë arbitrin të bëjë punën e vet.”

Related posts

ZHGËNJIMI TEK INTER/ Trajneri holandez, Frank de Boer: Kam shpenzuar shumë energji, më ka kushtuar…

Isa.Autor

FESTOI ELEMINIMIN NGA CHAMPIONSI/ PSG shpërthen: Është sjellje e papranueshme dhe mungesë…

Delo.autor

STOLI I CHELSEA-S NË “AKAND”/ Tre emra “big” në listë, mes tyre edhe Conte

F.autor

Leave a Comment