Futboll Sport

LEGJIONARËT/ Dekor fantastik në Selanik, hidhërohen Basha e Mavraj!

Derbi i Selanikut është gjithmonë ndër më të ndezurit, jo vetëm në Greqi, por edhe në Ballkan dhe Europë. Në një anë Aris, në tjetrën PAOK. Një sfidë që në fund ka parë fitues bardhezinjtë, me rezultatin 2-1. Humbje që djeg për verdhezinjtë, ku në fushë ishin titullarë dhe për 90′ mesfushori dhe mbrojtësi i kombëtares, Migjen Basha e Mërgim Mavraj.

Dekori që ka dhuruar stadiumi “Kleanthis Vikelidis”, i mbushur me 28 mijë shikues, ishte thjesht fantastike. Zjarr, flakadanë, tymues, koreografi dhe një oshëtimë. Edhe pse publiku vendas ka shtyrë skuadrën e shtëpisë, që kaloi në avantazh me anë të Garcia, pas vetëm 2′.

PAOK gjeti barazimin në të 36′ me Prijovic. Në pjesën e dytë, Aris shpërdori nga pika e bardhë, ndërsa po Prijovic i dha fitoren bardhezinjve.

Ndeshje e mirë për Mavrajn dhe Bashën, por nuk mjaftoi.

Related posts

MERKATO/ Barcelona e bën zyrtare, transferon këtë lojtar

Isa.Autor

Nga Madridi në Mynih, James Rodriguez rrëfen se si ndjehet këtë vit

Q.Autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Ka startuar takimi në Gjirokastër, kurbinasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment