Futboll Sport

Çmendet basketbollisti amerikan/ Godet me GRUSHT rivalin pas një zhytje (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari amerikan David Samuels ka goditur me grusht Erwin Zulic në momentin që ky i fundit realizoi një kosh me zhytje përpara fytyrës së rivalit.

Samuels ka reaguar ashpër, duke e goditur me grusht pas koke rivalin, që ra në parket, incident që ndodhi gjatë ndeshjes Kapfenberg-Wels. Për fat, nuk pati ndonjë sherr masiv, pasi basketbollisti amerikan u largua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas gjyqtarët e larguan nga fusha me teknike përjashtimi, për gjest antisportiv.

Pas disa orësh erdhi edhe vendimi i klubit të tij, që vendosi ta përjashtojë lojtarin nga ekipi, duke i ndërprerë kontratën.

Related posts

Buffon në Kombëtare, përçahet Italia: Rinovim quhet ky? Është kohë e humbur!

Q.Autor

PARIS 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit

F.autor

SHQIPTARI SHKËLQEN NË TURQI/ Sulmuesi Murqi vulos fitoren për Rizesporin me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment