Bundesliga Futboll

Bayern Munich, Hoeness: Po presim lejen e mjekëve që ta marrim

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, por duke filluar nga qershor, me përjashtim të surprizave, Leo Goretzka do të largohet nga Schalke për t’u transferuar te Bayern me kosto zero.

Konfirmimi i radhës ka ardhur nga deklaratat e fundit të bëra nga presidenti Uli Hoeness për “Funke Sport”, i cili ka pranuar se marrëveshja është arritur.

“Nuk ka kontrata, por është e bukur, do të ishte bukur, nëse ai do të bashkohej me ne. Do të ishte bukur edhe për të”, ka thënë Hoeness. Në fund, numri një i Bayern ka shpjeguar: “Nuk është nënshkruar asnjë kontratë, por mund të ndodhë kur mjekët të jenë dakord”.

Mesfushori i ri gjerman, përveç Bayern Munich, është ndjekur për shumë muaj edhe nga Juventus, që tani duhet të ‘ngushëllohet’ me Emre Can.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Roma parakalon Napoli-n dhe Juventus-in, merr vendin e tretë

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Shaw, sulmuesi Kane ndëshkon me kokë Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

I MOTIVUAR NGA LORIK CANA DHE ME ËNDRRA TË MËDHA/ Rrëfehet kampioni i Italisë, Medon Berisha

F.autor

Leave a Comment